No products in the cart.
Lehtësi në shikueshmëri
Konsultë e detajuar okulistike
Kontroll i cilësisë së retinës
Optika Luani, tashmë me një rrjet të gjerë dyqanesh në mbarë vendin, sjell te klientët përvojën shumvjeçare të stafit të saj në fushën e okulistikës dhe optometrisë. Logon e Optika Luani do ta gjeni në shumë pika kryesore të Tiranës: tek rrethrrotullimi i Sheshit “Willson”, përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në rrugën Muhamet Gjollesha pranë 21 Dhjetorit, në Rrugën e Durrësit, në Astir dhe në Kamëz. Po ashtu jemi të pranishëm në Rroskovec, në Lushnjë (tek qendra Metropol), në Vlorë, Elbasan, Berat, Fier dhe sërish në Kamëz. Vizitat okulistike ofrohen çdo ditë nga mjekë specialistë të huaj, ndërsa çdo pikë është e pajisur me teknologji moderne për kontrolle të detajuara të shikimit.
Tek Optika Luani do të gjeni një staf profesionist, të trajnuar për t’ju ndihmuar me çdo shqetësim që lidhet me shikimin. Dyqanet tona ofrojnë marka ndërkombëtare të njohura dhe modelet më të fundit të syzeve optike dhe të diellit—një gamë e gjerë formash dhe ngjyrash, të organizuara sipas brandit. Fëmijët zënë një vend të veçantë për ne, me një kënd të dedikuar dhe shumë zgjedhje për të plotësuar dëshirat e tyre.
Optika Luani është ndër të parët në vend për punimin e xhamave optikë, falë përvojës së thellë dhe përdorimit të produkteve më cilësore në tregun botëror. Ne rekomandojmë teknologjinë Shamir, e cila përfaqëson inovacionin më të avancuar që vjen nga laboratorët high-tech të kësaj kompanie.
Optika Luani, e vendosur mbi edukim, pasion dhe profesion, vazhdojmë çdo ditë t’u shërbejmë klientëve tanë me përkushtim dhe profesionalizëm.
Laboratori
Profesioni ynë mbështetet në edukimin, pasionin për optikën dhe dëshirën për t’u ofruar klientëve tanë shërbim të shpejtë, cilësor dhe professional. Mbi këto shtylla kryesore është ngritur edhe laboratori ynë i optikës. Laboratori është i pajisur me pajisjet më të avancuara të teknologjisë së punimit të xhamave optikë. Opticieni Luan Sefa, i arsimuar në institutin T.E.I ATHINON të Athinës, me eksperiencë shumëvjeçare në këtë profesion ofron zgjidhjet më optimale të punimit të xhamave optikë duke filluar nga ato më të thjeshta deri në punimet me speciale të skeleteve optikë më të ndërlikuar. Në Laborator klientët tanë do të gjejnë zgjidhje për problematika nga më të ndryshme të syzeve të tyre, për përshtatje, hundëza, bishta, vida dhe aksesorë të tjerë tw lidhur me syzet optike apo tw diellit.
Syze Optike
Syzet optike reflektojnë përsonalitetin tuaj, ndaj përzgjedhja e duhur e skeletit përpos përmbushjes së nevojave tuaja të shikimit, duhet marrë në konsideratë forma e fytyrës, ngjyrat e skeletit sipas dëshirës dhe në përputhje me tiparet tuaja. Stili i jetesës përbën një faktor përcaktues në përzgjedhjen e skeletit të duhur i cili duhet të shfaqë karakterin dhe personalitetin tuaj. Në dyqanet tona do të asistoheni në mënyrën më profesionale nga opticieni dhe specialistët për rëndësinë e përzgjedhjes së skeletit të duhur, aq e rëndësishme kjo sidomos tek syzet progresive.
Syze Dielli
Profesioni ynë mbështetet në edukimin, pasionin për optikën dhe dëshirën për t’u ofruar klientëve tanë shërbim të shpejtë, cilësor dhe professional. Mbi këto shtylla kryesore është ngritur edhe laboratori ynë i optikës. Laboratori është i pajisur me pajisjet më të avancuara të teknologjisë së punimit të xhamave optikë. Opticieni Luan Sefa, i arsimuar në institutin T.E.I ATHINON të Athinës, me eksperiencë shumëvjeçare në këtë profesion ofron zgjidhjet më optimale të punimit të xhamave optikë duke filluar nga ato më të thjeshta deri në punimet me speciale të skeleteve optikë më të ndërlikuar. Në Laborator klientët tanë do të gjejnë zgjidhje për problematika nga më të ndryshme të syzeve të tyre, për përshtatje, hundëza, bishta, vida dhe aksesorë të tjerë tw lidhur me syzet optike apo tw diellit.
Xhamat Optikë
Komforti dhe qartësia e shikimit lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e lenteve optike. Në optikat tona punojmë me lentet e nivelit më të lartë nga Shamir dhe Rodenstock, dy prej emrave më të avancuar në teknologjinë e xhamave optikë. Zgjedhja e lenteve optimale varet nga dioptria, nevojat specifike të klientit, aktiviteti i përditshëm dhe buxheti. Asistenca profesionale e opticienit është thelbësore për të garantuar korrigjimin maksimal të shikimit, duke siguruar njëkohësisht relaks, shlodhje dhe mprehtësi vizuale. Në Optika Luani ofrojmë të gjitha kategoritë e lenteve Shamir dhe Rodenstock—nga lentet me një shikim deri te lentet progresive të avancuara, përfshirë Shamir Autograph Intelligence. Teknologjitë e këtyre dy markave përfaqësojnë standard të lartë cilësie, të certifikuara dhe të vlerësuara në shumë evente ndërkombëtare.
Dërgesë e sigurt
Bashkëpuntorët tanë kujdes që syzet e tua të vijnë shpejt dhe pa dëmtime
100% siguri në blerje online
Të blesh online është bërë më e shpejt me Google Pay dhe Apple Pay në Shqipëri
Qëndra e ndihmës
Të kesh vështirësi në përdorim dhe në blerje, ne jemi vetëm një klik larg


