Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta që kemi marrë nga ju

+ - A duhet të bëj kontroll sysh para se të blej syze?

Po. Kontrolli i syve është shumë i rëndësishëm për të zgjedhur lentet e duhura dhe për të ruajtur shëndetin e shikimit.

+ - Sa shpesh duhet të kontrolloj shikimin?

Rekomandohet të bëni kontroll sysh 1 herë në vit, ose më shpesh nëse keni probleme me shikimin.

+ - Çfarë janë lentet antirefleks?

Janë lente që ulin reflektimin e dritës, lodhjen e syve dhe e bëjnë shikimin më të qartë, sidomos gjatë përdorimit të ekranit dhe natën.

+ - A dëmtohen sytë nga telefoni dhe kompjuteri?

Po, përdorimi i gjatë i ekraneve mund të shkaktojë lodhje, thatësi dhe turbullim të shikimit.

+ - A ka syze për përdorim vetëm në kompjuter?

Po. Ekzistojnë lente speciale për ekran (Blue Zero) që mbrojnë sytë dhe rrisin rehatinë gjatë punës.

+ - Çfarë janë syzet fotokromike?

Janë syze që errësohen automatikisht në diell dhe kthehen të qarta në ambiente të mbyllura.

+ - A mund të bëj syze dielli me numër?

Po. Mund të realizohen syze dielli me recetën tuaj, me mbrojtje UV.

+ - Si t’i ruaj dhe pastroj syzet?

Pastrojini me leckë mikrofibër dhe solucion special, ruajini gjithmonë në kuti.

+ - Pse më dhemb koka kur mbaj syze të reja?

Është normale gjatë ditëve të para, derisa sytë të mësohen me numrin e ri. Zakonisht kalon brenda 3–7 ditësh.

+ - Çfarë janë lentet progresive?

Janë lente që kombinojnë shikimin për afër, mesëm dhe larg pa pasur vijë ndarëse.

+ - A mund të përdorin fëmijët syze dielli?

Po, madje rekomandohet shumë, sepse sytë e fëmijëve janë më të ndjeshëm ndaj diellit.

+ - Çfarë ndodh nëse syzet më rrëshqasin nga hunda?

Mund t’i rregullojme falas që të përshtaten më mirë në fytyrën tuaj.

+ - A është e dëmshme të mbaj syze me numër më të ulët ose më të lartë?

Po, sepse mund të shkaktojë lodhje, dhimbje koke dhe turbullim të shikimit.

+ - A mund të ndërroj vetëm lentet dhe jo skeletin?

Po, nëse skeleti është në gjendje të mirë dhe e përshtatshme për lenten.

+ - Si ta di nëse syzet janë origjinale?

Syzet origjinale shoqërohen me certifikatë, kuti dhe numër serial.